Monday, April 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGola dhe kartonë të kuq, Bylisi dhe Dinamo e mbyllin në barazim

Gola dhe kartonë të kuq, Bylisi dhe Dinamo e mbyllin në barazim

Bylisi dhe Dinamo e mbyllën me barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën 31 të Abissnet Superiore. Ekipet nuk iu ndanë “avazit” të këtij sezoni, duke ndarë pikët për herë të katërt.

Ndryshe nga herët e kaluara ku kishte barazime pa gola, këtë herë ekipet shënuan nga një gol në portat respektive. Fillimisht ishte Kamara që mposhti me kokë portierin Teqja.

Pjesa e dytë pa dy kartonë të kuq. Nga Bylisi u largua Përndreca, ndërsa Gudiabi la Dinamon me 10 lojtarë.

Për golin e barazimit mendoi Teikseira. Mbrojtësi për sulmuesin për ekipin e Ilir Dajës, duke rikthyer baraspeshën në stadiumin “Adush Muçaj”. Skuadrat u pajtuan me rezultatin, pasi goditjet në portë munguan.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

BYLIS 1-1 DINAMO

9′ Kamara – 82′ Teikseira

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments