Dështon Vllaznia, dështon edhe Partizani dhe fitues i kupës zhvilluar pasditen e sotme në nderim të ish-portierit të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare- Dodë Tahiri, e ka fituar ekipi i Adës. Kupa është zhvilluar me pjesmarrjen e tre ekipeve të mësiperme dhe velipojakët kanë treguar një formë shumë të mirë sportive duke i mundur të dy kundërshtarët dhe në këtë mënyrë kanë merituar kupën e vënë nga organizatorët. Ka qenë shoqata “Dukagjini” dhe klubi i futbollit Vllaznia që e kanë organizuar këtë kupë në nderim të kampionit të viteve 1945 dhe 1946. Janë zhvilluar dy ndeshje teksa në fillim janë ndeshur Ada me Partizanin.


E para ka fituar 2-1 me gola të shënuar nga kapiteni Etrit Nika dhe sulmuesi Edison Puka, duke fituar të drejtën për të dalë në finale përballë Vllaznisë. Edhe ndaj saj, skuadra e drejtuar nga trajneri Ridvan Kulli ka qenë e suksesshme duke fituar. Ja skeda e ndeshjes finale:
Ada-Vllaznia 1-0
Ada: Selimaj, Hoti, Ferlushkaj, Tota, Drabeja, Karakaçi, Lini, Jacaj, Erkoçeviç, Mujeci, Puka (Isufi 15’) . Tr. R.Kulli
Vllaznia: Hallunaj (Spahija 26’), Rusi, Bala, Marku, Dema, Markolaj, Borshi (Kalaja 26’), Kruja, Bardulla, Shkjau (Kozmai 26’), Guri. Tr.A.Bushati.
Shënues: Erkoçeviç 16’
Gjyqtarë: E.Qerimaj, S.Ahmetaj, J.Podgorica (Shkodër)

Në fund është zhvilluar ceremonia për dhënien e kupës për ekipin fitues teksa ka qenë kryetari i shoqatës “Dukagjini” Ndue Sanaj që ia ka dorëzuar atë kapitenit të ekipit velipojak Etrit Nika. Pas këtij momenti ka qenë kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër Bardhyl Lohja që i ka dorëzuar titullin “Mirënjohja e Qytetit” akorduar nga ky Këshill pak kohë më parë për portierin Dodë Tahiri teksa atë e ka marrë e motra e tij.Në këtë mënyrë është mbyllur në mënyrën e duhur kjo kupë në nderim të ish- portierit të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, Dodë Tahirit që ka patur fatin dhe rastin të luajë edhe për kombëtaren e Malit të Zi. Megjithatë Shkodra sot e ka nderuar por në fakt ai e meriton këtë gjë.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)

 

Ekipi i Ades, fitues i kupes “Dode Tahiri”