Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Bylisit dhe Kastriotit në Ballsh, e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Supreriore.

Krutanët e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa gjetën golin e avantazhit që në minutën e 2’, me Indrit Prodanin, i cili i gjendur i vetëm në zonë, gjuan bukur dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

Megjithatë ballshiotët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 20’ gjetën golin e barazimit. Në fakt ishte një gol i falur nga Isli Hidi, i cili në tentativë për të dribluar Ntephe, i merret topi nga ky i fundit dhe shkon në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa nuk ndryshoi as e dyta.

Bylisi gjatë gjithë kohës, ishte më kërkues duke kërkuar me ngul golin e avantazhit, teksa i kishin edhe rastet për këtë, por nuk ia dolën dot. Vlen të theksohet rasti i minutës së 27-të ku Bylis gjen golin e përmbysjes me Kojiç, por arbitri prish festën e ballshiotëve, pasi e anulon golin për pozicion jashtë loje.

Kështu diferenca mes skuadrave në renditje nuk ndryshon, teksa mbetet 4 pikë, ku Bylisi renditet i teti me 26 pikë, ndërsa Kastrioti i shtati me 30 pikë.

FT| BYLIS-KASTRIOTI 1-1

Ntephe 20’/ Prodani 2′