Është mbyllur Klasikja e Parë mes Vllaznis dhe Tiranës. 90 minutat e kësaj përballjeje kanë prodhuar plot 4 gola. Fillimisht ishte Tirana që kaloi në avantazh ndaj shkodranëve, me Tabekun në minutën e 8-të. Por avantazhi I bardhebluve zgjati vetëm 7 minuta, pasi Vllaznia do të barazonte me Yago në minutën e 15.
Ndërkohë për të përmbysur gjithçka menduan Mala – Balaj. Një kombinim I dyshes solli golin e dytë për shkodranët, me kapitenin që mposhti Tafas për 2-1. Me këtë rezultast është mbyllur pjesa e parë në Shkodër.
Pjesa e dytë kishte një dinamikë tjetër. Shkodranët mbetën me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Kuros, ndërsa në minutën e 79-të, kur Kastrati shndërron në gol një penallti të shënuar nga Balaj.
Pavarësisht këmbënguljes së bardhebluve nuk ndryshoi rezultati dhe kështu mbyllet kjo sfidë, me shkodranët që marrin një 3 pikësh tjetër të rëndësishëm.
VLLAZNIA – TIRANA 3 – 1
( Yago 15′, Balaj 19′, Kastrati 79′ (pen) / Tabeku 8′)







