Terbuni mposhti Korabin ne ndeshjen e fundit te Kategorise se Pare dhe zyrtarisht ka ende shanse per t’u ngjitur ne Abissnet Superiore. Keshtu, qe t’ia dale, tashme duhet te kaloje edhe tre ndeshje te tjera, duke nisur me pengesen e pare, qe do ta kete me Apolonine.

Diten e neserme, ato do te udhetojne drejt Fierit, per te matur forcat me skuadren vendase. Per pukjanet, eshte nje ndeshje speciale kjo dhe jo vetem, pasi kane mundesine qe te kthehen ne mesin e me te mireve, pas 6 vitesh.

Keshtu, qe prej themelimit, kjo skuader ne baze, ka pasur gjithnje shkodrane, prandaj as kete sezon nuk mund te ndodhte ndryshe.

Pukjanet drejtohen nga Elvin Beqiri, por kane ne organike edhe emra si Ardit Hoxhaj, Serdar Zagani, Alsid Tafili dhe Samet Ruqi. Ky i fundit eshte i bindur se do arrijne ta mundin Apolonine, teksa nuk e mohon deshiren per ta cuar Terbunin ne mesin e me te mireve.

Ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport”, mbrojtesi me pervoje beson se presioni eshte mbi Apolonine dhe thote se do te beje maksimumin per te shenuar, ashtu sic beri ne njeren prej ndeshjeve me fieraket, teksa Ruqi ishte autori i golit te vetem ne ate fitore te ngushte 0-1 ne transferte.

“Per ne, ky sezon ka qene mjaft sfidues, por ia kemi dale mbane te arrinim objektivin kryesor, ndonese sot jemi edhe nje hap prane endrres se madhe te Superiores. Kjo fale mundit te shokeve te skuadres, por edhe punes se palodhur te stafit drejtues, trajnerit Elvin Beqiri, drejtorit sportiv Viktor Gjoni dhe kryetarit te Bashkise Puke, z. Gjon Gjonaj, ku nuk mund te la pa permendur edhe tifozerine e zjarrte pukjane, qe ka qene per ne lojtari i 12-te.

Kjo ndeshje per ne eshte sic do finale tjeter, ku do mundohemi me te gjithe forcat, te jemi dominues ndaj Apolonise dhe te fitojme, ashtu siç kemi treguar edhe ne dy takimet e tjera.

Mund te them qe ka qene veta puna dhe deshira e lojtareve, qe ekipi jone sivjet zhvilloi nje sezon kaq te mire. Fryme kjo bashkepunuese, qe kemi gjetur ne ekip, nen drejtimin e trajnerit Beqiri, i cili sic duket ka arritur te krijoje nje ekip solid, qe eshte perfolur gjate per anen ofensive, duke e bere ate nje nder ekipet qe ka pesuar me pak gola ne kete kampionat.

Kjo fale edhe gardianit te portes, Klajdi Kuka, qe eshte treguar mese i sigurte, ne cdo takim. Dua te shtoj se me ne eshte bere edhe nje stervitje intensive para fillimit te sezonit, ku shume ekipe te tjera nuk ishin ende gati, ku jane bere perzgjedhjet e duhura dhe ndihma nuk na ka munguar, si nga ana e stafit teknik, me ne krye trajnerin Beqiri, ashtu edhe atij drejtues.

Endrra e madhe eshte e madhe per te perseritur edhe nje here historine, qe Terbuni i qytetit sportdashes te Pukes, te ngjitet edhe nje here ne Superiore, por ne ngelemi me kembe ne toke, ku fusha dhe topi do jene ato, qe do tregojne rezultatin ne fund, pasi sic dihet nga formula nje barazim dhe fusha ku do luajme ne transferte, jane nje disavantazh per ne.

Çdo gje do e marrim hap pas hapi, por shpresojme qe te mosndeshkohemi fillimisht nga nje gjykim jo korrekt ne Fier ndaj Apolonise. Kerkojme nje gjykim te drejte te paanshem, ne menyre qe te luajme te lire dhe te qete psikologjikisht, qe edhe mundi dhe djersa, te na shperblehen.

Ne fakt, dihet qe Terbuni e ka pasur si ‘tradite’, qe ne ekip te afroje lojtar shkodran. Kjo edhe nga lidhjet miqesore te dy vendeve. Mund te them qe tek ky ekip, jam ndier si ne shtepi, pasi jam gjetur prane miqeve, qe kam luajtur dhe jam rritur me to gjate ketij rrugetimi, me ne krye trajnerin Elvin Beqiri, i cili ka besuar tek aftesite tona.

Si çdo takim qe kemi pasur, edhe me Apolonine do tregohemi te vemendshem, qe te mos bejme hapa fals. Sfidat ne transferta jane te veshtira, por ne vijme pas nje fitoreje ne Puke, ku arritem te ruajme vendin ne renditje per fazen play-off dhe kjo na ben qe mos te heqim dore, per te arritur synime edhe me lart.

Edhe pse kemi dy disfavore, siç eshte fusha ku do luajme, por edhe barazimi i cili do i jepte nje kualifikim ekipit te Apolonise, ne kemi arritur qe perballe ketij ekipi, te jemi dy here fitimtare, ku ne njeren prej tyre, isha edhe une autor goli ne finalizimin e fitores. Shpresoj qe edhe ne kete takim, t’i dhuroj Pukes nje fitore te denje, por per ne gjithmone e rendesishme eshte rezultati pozitiv ne fund.

Do te luftojme deri ne fund per tifozerine dhe gjithe mbeshtetesit pukjane, qe kane qene krah nesh, qe nga fillimi i kampionatit dhe e meritojne me shume se askush te gezojne per kete klub.

Per te ardhmen time, eshte ende heret te flas. Ndonese, me jane ofruar disa oferta, per momentin une jam i fokusuar tek ekipi ku ndodhem dhe objektivat qe kemi.

Per Terbunin, mund te them pa frike qe do te jete nje nder ekipet surprize, qe do synoje te preke eliten. Kjo fale punes serioze qe behet, por edhe dashurise qe ka Puka per kete sport, pra futbollin”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtesi shkodran i Terbunit, Samet Ruqi.
Maringlen ZHIVANI