Ka përfunduar 1-0 sfida mes Besëlidhjes dhe Kastriotit. Në një ndeshje mjaft të luftuar, vendos një gol i sulmuesit shkodran Arsen Hajdari në minutën e 94 të takimit.
Besëlidhja i shkakton humbjen e parë këtë sezon miqve nga Kruja, duke thyer kështu rekordin e vendosur nga Kastrioti.
Krutanët vijojnë në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Besëlidhja me këtë tri pikësh ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të dytë.
Kategoria e Parë, java 11 – 13:00
Stadiumi: Besëlidhja, Lezhë
Gjyqtarë: Erjon Bastari, Gerhard Qirici, Redi Zaimi, Indrit Myrtja
Formacionet:
Besëlidhja: Rexhepi, Bushi, Dibra, Përgjoni, Sheta, Cokiç, Rustemaj, Hepaj, Hoxha, Hajdari, Dordeviç Trajner: Elvis Plori
Kastrioti: Selaci, Çela, Rami, Segjinaj, Neziri, Basha, Karakaçi, Mehmeti, Bardhi, Marku, Ajazi Trajner: Ramazan Ndreu