Fjoart Jonuzi shenon serish. I sotmi ndaj ish- skuadres se tij, ka qene i pesti ne gjashte ndeshjet e fundit. Padyshim shifra shume te mira per nje mesfushor qendre siç eshte numri 8 i Vllaznise.

Kuptohet qe ky eshte sezoni me i mire ne karrieren e tij te deritanishme dhe futbollisti 26 vjeçar i ka bere per vete te gjithe. Perfshi ketu edhe platformen “Oversport” e cila ka te drejte ekskluzive te transmetimit te ndeshjeve te Kategorise Superiore ne futbollin shqiptar.

Kjo e fundit e ka shpallur Jonuzin si “lojtarin me te mire te muajit janar” dhe ceremonia e dorezimit te ketij çmimi eshte zhvilluar diten e sotme, pikerisht ne pragndeshjen Vllaznia- Kukesi.

Ka qene vete presidenti i klubit shkodran qe ia ka dorezuar kete çmim futbollistit te tij dhe duke i uruar njekohesisht sa me shume suksese edhe ne te ardhmen. Vete Jonuzi ne nje prononcim te shkurter u shpreh se ky çmim do ta motivoje edhe me shume per te ardhmen.

Dhe ne fakt, e motivoi vertete. Mesfushori shenoi golin e dyte te ndeshjes se sotme duke mbyllur kesisoj fatet e saj dhe duke e ndihmuar Vllaznine te marre nje trepikesh me shume vlere me te cilin eshte ngjitur ne vendin e dyte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/