Diten e sotme ka shenuar serish. Pikerisht golin e pare qe i hapi rruge fitores 2-0 ndaj ekipit te Kukesit, ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ne fakt, me teper e kishte menduar si kros ne zone, por topi mori trajektoren e duhur dhe perfundoi ne rrjete duke sjelle edhe entuziasem ne kampin shkodran.

E kemi fjalen per Herald Markun qe vazhdon te shfaqet si protagonist per Vllaznine. Goli i shenuar sot ndaj kukesianeve ka qene i pesti per te ne kete kampionat, duke qene kesisoj me i mire bashke me Ardit Hoxhaj dhe Fjoart Jonuzin.

Nderkohe pas ndeshjes, ne nje pronncim te dhene per mediat, numri 21 i kuqebluve sigurisht qe eshte shprehur i lumtur qe po e ndihmon skuadren per t’u rritur ne renditje, por mendon se ajo ka ende per te dhene.

Por nga ana tjeter, Marku eshte pyetur edhe nese kishte ndonje dedikim te veçante per golin e sotme dhe pergjigja e mesfushorit ka qene e tille: “Goli i sotem shkon per Luizin”.

E kishte fjalen per shkodranin qe eshte shnderruar ne nje fenomen te jetes sociale ne vendin tone, pikerisht per shkak te asaj çfare ai po demostron ne “Big Brother Vip”. Futbollistet e Vllaznise edhe me pare e kane shprehur hapur simpatine dhe mbeshtetjen per Luizin dhe kete gje beri sot edhe Heraldi./SHKODRA-SPORT.COM/