Java e 21-të e Kategorisë Superiore ka rezevuar një përballje emocionuese e cila në këtë pikë të sezonit ka një vlerë shumë më të madhe. Vllaznia do të presë Tiranën në “Loro Boriçi” ditën e dielë në një sfidë direkte që mund të pasqyrojë fatet e kampionatit.

Nje fitore e Vllaznise do te rihapte kampionatin sepse diferenca ngushtohej ne tre pike. Nga ana tjeter, një fitore e Tiranës do e çonte 9 pikë larg shkodranëve të vendit të dytë dhe një hap gjigant drejt titulit kampion. Tifogrupi besnik i bardhebluve, “Tirona Fanatics”, ka bërë thirrje ditë ne sotme të gjithë tifozëve tiranas për mbështetje masive të ekipit për të arritur objekivin e vetëm, titullin kampion.

“Te dielen lu TIRONA! Ne fundjave udhetojme drejt Shkodres aty ku TIRONA lu te rradhes drejt objektivit te vetem Titullit KAMPION! FANATICS do te jene aty. Shkojme te gjjthe sebashku per te mbeshtetur Kryeqytetin!

Mungesat nuk kane justifikime… Aty per TIRONEN, PER KRYEQYTETIN, PER FANATICS! *Detajet e tjera do te dalin ne nje njoftim te dyte! TE DIELEN, NE Shkoder, PER TIRONEN! KRYEQYTETI”-shkruan tifogrupi.

Por nga ana tjeter, edhe tifozet shkodrane kane kohe qe mezi e presin nje sfide te tille dhe pritet te jene te shumte ne numer. Madje, mesohet se “Vllaznit Ultras” kane filluar te mendojne edhe per disa organizime te cilat duan t’i lene surprize per diten e ndeshjes.