Vllaznia e femrave në këtë sezon ka provuar emocione të jashtëzakonshme. Përballjet me emra të tillë të futbollit europian si Real Madrid, Çelsi e PSG në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ka qenë “qershia mbi tortë” e pjesmarrjes prej më tepër se një dekade në këtë kompeticion.

Dhe futbollistja që ka patur fatin të tokë duart me lideret e këtyre ekipeve, ka qenë kapitenia e Vllaznisë Esmeralda Franja. Kuptohet që tek ajo përpos kënaqësisë së këtyre përballjeve, ka patur edhe shumë përgjegjësi sepse kuptohet nuk ishte e lehtë të luajë në fushë ndaj këtyre ekipeve.

Numri 14 i Vllaznisë ka dhënë një intervistë për “Shkodra Sport” duke i bërë një analizë të shkurtër edhe kësaj përvoje europiane, por njëkohësisht ka folur edhe për vazhdimësinë dhe “yllin në fanellë”. Për më shumë lexoni intervistën e dhënë për gazetën tonë:


– Esmeralda, jeni ende duke i menduar ende ato momentet kur shkembeje flamujt me kapitenet e ekipeve te Çelsit, PSG dhe Realit?

Natyrisht ishte nje ndjesi e vecante te luash kunder ketyre ekipeve pasi ka qene nje nder endrrat e mia qe kur kam nisur te luaj futboll te arrije te luaj ne grupet e “Champions League” dhe natyrisht ka qene nje privilegj per mua qe kam patur mundesine t’i luaj keto ndeshje edhe si kapitene. Po punove fort keto endrra nuk mbesin vetem endrra por dhe behen realitet. Duhet te vazhdojme te punojme perseri fort qe keto çfare kemi arritur te mos i mbesin rastesise.

– Keni fituar diçka nga keto perballje?

Mendoj se kemi fituar nje eksperience me teper sepse ishte hera e pare qe ne merrnim pjese ne grupe ne krahasim me ekipet qe kishim perballe. Por mendoj se duke u perballur me më te fortin, behesh dhe me i fort ne te ardhmen.

– Ne aspektin personal, i keni shijuar keto ndeshje?

Te them te drejten jo nuk i kam shijuar dhe aq shume per shkak te rezultateve. Por duhet ta pranojme realitetin qe ishim perballe ekipeve shume te mira. E vetmja gje qe kam shijuar jane tifozet qe na kane mbeshtetur si ne Shkoder ashtu dhe kur kemi luajtur jashte. Kane qene te jashtezakonshem. Perfitoj nga rasti t’i falenderoj per mbeshtetjen e tyre pavaresisht rezultateve qe ne kemi marre.

– Pyetja qe bejne te gjithe eshte: A do ta perserise Vllaznia serish suksesin e ketij viti ne Europe?

Vllaznia e ka vertetu dhe me perpara qe po te vendose nje synim e arrijme me cdo kusht. Dhe mendoje se ky eshte synimi jone te vazhdojme te punojme forte qe te arrijme keto nivele vit pas viti dhe pse jo te permirsohemi dhe te marrim rezultate pozitive.

– Cili eshte kyçi i suksesit te Vllaznise?

Mendoj se ne çdo sukses kyçi eshte puna e palodhur qe behet çdo vit jo vetem nga trajneret, futbollistet por dhe puna qe ben presidenti Matija çdo vit, i cili e mbeshtet ekipin ne çdo aspekt dhe jo vetem nga ana financiare.


– Si pakkush tjeter ndoshta, jeni prej jush vitesh pjese e ketij ekipi. Çfare ju mban te lidhur kaq ngushte me te?

Po bej gati 13 vite qe jam pjese e ketij ekipi, duke permendur dhe 3 vitet me Aden e Velipojes, natyrisht jane shume vite por kur njeriu ndjehet i vleresuar dhe i respektur ne kete ambjent atehere veshtire se mund te largohet nga aty. Jam shume e lumtur qe me eshte dhene mundesia te perfaqesoj ngjyrat e qytetit tim.


– Dhe sivjet pritet titulli i 10-te dhe vendosja e yllit ne fanelle. E lumtur qe do te jesh pjese edhe e ketij suksesi historik?

Natyrisht jam shume krenare per kete arritje historike qe ne kemi bere sepse nuk e eshte e lehte te jesh i pari per 10 vite rresht.

– Pse nuk mundet Vllaznia nga askush?

Mendoj se karakteri i forte qe ne shfaqim ne fushen e lojes e ben me te veshtire per kundershtarin. Nje tjeter karakteristik qe kemi si ekip eshte qe ne nuk pranojme te dorezohemi deri ne fund. Gjithashtu ne ADN tone eshte fitorja.


– Do te vazhdojne gjate sukseset e Vllaznise ne Shqiperi?

Patjeter qe do vazhdojne sukseset. Vllaznia e femrave ka ekip U13 dhe U16 dhe kjo tregon se po rriten vajza qe e dojne futbollin dhe do e vazhdojne akoma me tutje kete sukses ne te ardhmen.

10. Je “lodhur” duke ngritur kaq shume trofe ne duart tuaja, apo ke ende “forca”?

E vetmja gje e cila me “çlodh” ne nje fund te sezonit natyrisht jane trofete qe ngre lart. Keshtu qe do lodhemi gjithe vitin qe te “çlodhemi” ne fund.


– Ne fund, me nje fjali te vetme, çfare eshte Vllaznia per Esmeralda Franjen?

Gjithçka per mua, sepse nese njerzit me njohin, kjo eshte fale Vllaznise.
Intervistoi: Gjergj KOLA