Fitorja e sotme ndaj Kukësit, nuk ka qenë lajmi i vetëm i mirë për Vllazninë. Një tjetër lajm shumë pozitiv ka qenë edhe rikthimi sërish në fushën e lojës i njërit prej lojtarëve të saj më të mirë, Liridon Latifit. Në minutën e 86-të ai u aktivizu nga ana e trajnerit Josa në vend të autorit të golit të dytë, Fjoart Jonuzit.
Kjo minutë e aktivizimit të tij padyshim që është një koinçidencë e bukur sepse po në atë minutë u pat dëmtuar në ndeshjen e tij të fundit, pikërisht atë ndaj Erzenit më 12 dhjetor dhe që prej atëherë nuk ka luajtur më asnjë minutë.
U rikthye sot pas plot 57 ditësh dhe në ato 7-8 minuta që qëndroi në fushë dha menjëherë 2-3 shkëndia të bukura të cilat treguan edhe njëherë tjetër se Vllaznia ka nevojë për klasin dhe talentin e tij. Njëkohësisht, ky është një tregues se skuadrës i ka bërë shumë dëm mungesa e tij.
Duhet thënë se Latifi në këtë sezon ka qenë krejtësisht i pafat. E filoi mirë duke luajtur 90 minuta në ndeshjen e javës së parë ndaj Erzenit (1-0) dhe më pas në të dytën, atë ndaj Kukësit, u dëmtua në minutën e 73-të duke u detyruar të qëndronte jashtë fushës së blertë deri më 12 dhjetor.
Në këtë datë u fut në fushë në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen ndaj Egnatias, duke humbur më pas një 11-metërsh në minutën e 56-të, ndërsa gjysmë orë më vonë do të dëmtohej sërish dhe që prej asaj dite ka qenë larg fushës së blertë. Sot u rikthye dhe të gjithë shpresojnë që problemet të kenë marrë njëherë e mirë për të. Nga ana tjetër, me Latifin në fushë, sigurisht që të gjithë presin një Vllazni ndryshe./SHKODRA-SPORT.COM/