SH. F Pepa dhe Djelmnia Shkodrane e kanë mbyllur në paqe ndeshjen e tyre të vlefshme për kampionatin e Kategorisë së Parë për grupmoshën U-17. Pas atij me Shkodrën, pasditën e sotme, Djelmnia Shkodrane ka marrë barazimin e dytë rradhazi në kampionat.

Këtë gjë e ka bërë ndaj ekipit të SH.F Pepa, në ndeshjen e luajtur në kompleksin Pepa në Elbasan. Në fund të 90-minutave, futbollistët e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani kanë barazuar me rezultatin 1-1 ndaj SH. F. Pepës.

Në pjesën e parë, më konkretisht në minutën e 39-të, do të ishte Çezma që do të kalonte në avantazh Djelmninë Shkodrane, duke dërguar rezultatin në 0-1. Pjesa e parë është mbyllur me këto shifra.

Në të dytën, në minutën e 72-të, Shehi për vendasit barazoi rezultatin, duke dërguar shifrat në 1-1 vetëm 18-minuta para fundit. Tashmë, deri në fund nuk do të kishte më ndryshim të rezultatit, duke bërë që ndeshja të mbyllet 1-1.

Në këtë mënyrë, gjithçka mbyllet në barazim dhe tashmë për momentin, Djelmnia Shkodrane U-17 mban kreun e renditjes në kuotën e tetë pikëve pas javës së katërt të kampionatit. /Maringlen ZHIVANI/

SH. F. Pepa-Djelmnia Shkodrane U17 1-1

Goli për Djelmninë Shkodrane U-17: Çezma 39’

Formacioni i Djelmnia Shkodrane U-17: Tahiri, Kakini, Delaj, Plangaj, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj, Hotaj, Marshija (u aktivizuan: Preçetaj, Kërrçaj, Behri, Velaj) Tr: Arbër Shytani