Taulant Seferi ishte një nga sulmuesit më në formë në sezonin e shkuar. Ish-futbollisti i Tiranës e përfundoi kampionatin me 19 gola të shënuar, po aq sa Guindo, duke qenë kështu golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Largimi i tij mendohej se do të linte një boshllëk të madh te bardheblutë, por duket se Xhixha është gati të marrë barrën e sulmit mbi supe.

Statistikat nuk gënjejnë dhe ato janë në anën e Redonit. “Abissnet Superiore“ ka përfunduar tashmë fazën e saj të parë dhe në 9 ndeshje të luajtura, Xhixha numëron plot 10 gola. Një shifër dukshëm më e lartë nga ajo e arritur prej Taulant Seferit një vit më parë.

Lojtari i Vorsklas sezonin e shkuar kishte arritur të realizonte vetëm 5 gola në krye të 9 ndeshjeve të para.

E thënë ndryshe, Xhixha ia ka dalë që deri më tani të ketë shënuar 2 herë më shumë se ish-shoku i tij i skuadrës. Nëse ritmi do të jetë i njëjtë, atëherë padyshim që kurorëzimi si golashënuesi më i mirë i “Abissnet Superiore”-s do të vijë natyrshëm.