Tirana ka mundur 2-1 Teutën në “Air Albania”. Sfida e javës së 14 në Superligë ka folur për bardheblutë e Orges Shehit, që mposhtin për të dytën herë durrsakët këtë sezon. Tri pikët bëjnë që 25 herë kampionët të rimarrin kreun e Superligës me 30 pikë, duke lënë pas Kukësin me tre pikë më pak.
Sfida do niste mirë për vendasit, që me Totren në minutën e 23 do kalonin në avantazh pas një goditje të bukur nga afro 22 metër. Pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në të dytën sërish Tirana me Seferin në minutën e 68 do vendoset qetësinë në kampin bardheblu.
Goli i Grudës në minutën e 84 shërbeu sa për statistika, me Teutën që mbetet në vendin e 6 me 18 pikë. Tanimë Tirana pas kësaj fitoreje do mendojë për derbin me Partizanin, që luhet të enjte në 19:45 po në “Air Albania”.
Kategoria Superiore, java 14-të – 19:45
Tirana 2 – 1 Teuta
(Totre 23′, Seferi 68′ / Gruda 84′ )