Mesditën e nesërme, do të rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë së Parë, për të luajtur javën e 22-të të kampionatit. Kështu, Tërbuni luan një transfertë të vështirë në Shijak nesër ndaj Erzenit.

Natyrisht, sytë e të gjithëve do të jenë nga kjo ndeshje, teksa Erzeni këtë kampionat ka qenë i pagabueshëm, ndërkohë që nga ana tjetër, edhe Tërbuni nga ana e tij, është me një moral të lartë, pas disa rezultatesh pozitive ndeshjet e fundit.

Në fakt, pukjanët kanë një test të vështirë aty, ku do të luajnë në transfertën e Erzenit, me shijakasit, që renditen në vendin e dytë të Kategorisë së Parë.

Megjithatë, edhe një pikë do të ishte mjaft e rëndësishmë për vazhdimësinë e Tërbunit, teksa nesër do të ketë një provë force me shijakasit.

Ndeshja Erzeni-Tërbuni, do të luhet në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak, duke nisur nga ora 14:00.

Maringlen ZHIVANI