Ditën e nesërme, kampionati i femrave luan javën e 14-të. Kështu, kampionati i futbollit të femrave ka hyrë tashmë në fazën e nxehtë të tij, ku edhe pak javë kanë mbetur për të përcaktuar kampionen e këtij sezoni.

Java e 14-të do të luhet këtë fundjavë, teksa sfida hapëse e kësaj jave do të jetë Tirana AS-Atletik Club. Shkodranet vijnë më të favorizuara në këtë ndeshje, pavarësisht se është në transfertë, teksa kryeqytetaset kanë marrë 4 pikë përgjatë gjithë këtij sezoni.

Sfida do të nisë në ora 11:00 dhe do të luhet në Kamëz. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, që do të luftojnë për të marrë një fitore.

Kështu, pritet të jetë një sfidë mjaft interesante, ku padyshim të dyja skuadrat do të kërkojnë tre pikët. Javën e kaluar, shkodranet pësuan një humbje nga Murlani, me rezultatin 1-2.

Atletik Club, e drejtuar nga trajneri Elis Legata, mban vendin e shtatë në renditje, teksa në këtë sezon numëron 7 humbje, vetëm një barazim dhe 4 fitore. Ndeshja e javës së 14-të, e vlefshme për kampionatin e femrave, Tirana AS-Atletik Club, do të luhet në Kamëz, ditën e nesërme, duke nisur nga ora 11:00.

Maringlen ZHIVANI