Vllaznia U17 do të luajë sot kundër Tiranës, ndeshjen e javës së 18-të të Superiores. Ashtu si edhe për ekipin e U19, edhe për U17, kjo javë ka rezervuar ndeshjen ndaj Tiranës.

Ndeshja luhet sot në kryeqytet, duke filluar nga ora 10:00. 17-vjeçarët e Vllaznisë, që drejtohen nga trajneri Edmond Doçi, janë një skuadër, e cila është e pozicionuar në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit me 32 pikë.

Kështu, ndaj Tiranës pritet të jetë një takim i fortë, me shkodranët që do kërkojnë të rikthehen tek fitorja, pas barazimit të javës së kaluar.

Ndeshjet e sotme janë të fundit të fazês së dytë të kampionatit e cila do te percaktoje renditjen perfundimtare te skuadrave, rrjedhimisht edhe kalendarin e fazes se trete.

Maringlen ZHIVANI