Paraditen e djeshme, ekipi i Shkodres U-17 ka marre nje tjeter humbje ne kampionat, teksa ne kuadrin e javes se 27-te te tij, eshte mundur me rezultatin 1-2 nga Tirana, ne ndeshjen e luajtur ne “Skender Halili”.

Kane qene vendasit, qe kane shenuar golin e pare, me ane te Hides, ne minuten e 31-te, duke bere qe futbollistet e Shkodres te vendosen ne veshtiresi.

Ato jane munduar te reagojne, por e kane patur te veshtire ndaj vendasve. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-0, ne favor te Tiranes U-17.

Nderkohe, ne pjesen e dyte, Shkodra U-17 ka arritur te barazoje shifrat, ne minuten e 58-te, me ane te golit nga Hoxhaj.

Megjithate, Tirana U-17 nuk e kishte thene ende fjalen e saj te fundit. Vendasit shenojne shume shpejt serish golin e dyte dhe te avantazhit, me ane te Demajt, ne minuten e 66-te, teksa dergon shifrat ne 2-1 ne favor te bardhebluve.

Perfundimisht, 2-1 per Tirana U-17, qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 31 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje, ndersa Shkodra U-17 ka mbetur ne kuoten e 23 pikeve dhe ndodhet e pozicionuar ne vendin e peste te renditjes.
Maringlen ZHIVANI


Tirana-Shkodra U-17 2-1

Golat: Hida 31’, Demaj 66’ / Hoxhaj 58’