Terbuni nuk ia doli te vazhdonte rrugetimin e tij drejt Superliges teksa eshte mundur ne ndeshjen e pare te play-off ndaj Apolonise me rezultatin 1-0 ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e Fierit.

Fatin e ketij takimi e vendosi nje gol i shenuar me 11-metersh qe ne pjesen e pare nga fieraket. Ne fakt ky vendim i arbitrit Florian Lata per te ndeshkuar pukjanet me kete 11-metersh eshte kontestuar shume nga futbollistet dhe stafi i Terbunit duke e konsideruar te paqene.

I zhgenjyer kuptohet qe ka qene edhe vete trajneri Elvin Beqiri i cili pas ndeshjes i pyetur nga gazetaret ne lidhje me kete ndeshje, eshte shprehur: “Nuk ka nevoje te flas pas perfundimit te kesaj ndeshje.Ju mund te pyesni me mire presidentin Koço Kokedhima se ai i di me mire keto pune se pse fitoi Apolonia dhe humbi Terbuni”.

Ne fakt edhe para takimit, nga kampi pukjane ka patur akuza te ashpra ne adrese te drejtuesve te Apolonise dhe kryesisht presidentit Kokedhima per ndikim ne rezultatet e ndeshjeve. Madje kryetari i Bashkise Puke dhe njekohesisht edhe presidenti i Terbunit Gjon Gjonaj, shkoi edhe me tej me akuza shume te forta.

Kryebashkiaku i Pukës: FSHF për Kokëdhimën prishi garën. Në trysni prej 12 muajsh