Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh 1-0 pjesen e pare te ndeshjes ndaj Bylisit, ndeshje kjo finale e kategorise se pare.

Takimi po luhet ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit dhe padyshim qe ka qene i rendesishem per te dy ekipet.

Ne minuten e 13-te Vllaznia eshte prane golit me Maloten e Tafilin por ate do ta shenonin kater minuta me vone.

Pas nje goditje kendi, Malota godet topin me koke dhe topi pritet nga portieri Bytyçi por mbetet prane vijes fatale.

Rumuni Ignat i vemendshem, ka ndjekur aksionin dhe nuk e ka te veshtire ta dergoje ate ne rrjete, duke kaluar ne avantazh Vllaznine.

Bylis reagon shpejt dhe lojtaret e saj jane te rrezikshem madje ne dy momente eshte portieri Selimaj qe mban ne avantazh shkodranet.

Ne minutat e mbetura, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk do te kishte gol tjeter. Madje Bylis ka arritur te godase edhe traversen ne nje moment por pa shenuar dot.

Vllaznia ne kete menyre e ka mbyllur ne avantazh pjesen e pare te kesaj finaleje.