Vllaznia kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Korabin në çerekfinale, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Pjesa e parë foli e gjitha për shkodranët, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me Arsid Krujën në minutën e 16’, i cili me një gjuajtje të fortë e ndali topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte më ndryshe, ku të dyja skuadrat u shfaqën më pak kërkuese.

Rasti i vërtetë i artë do të vinte në minutën e 90’, kur sulmuesi i Korabit, Skuka, shfaqet i vetëm me portierin Zogoviç, i cili e ndal fillimisht, ndërsa në gjuajtjen e dytë të sulmuesit të Korabit, ishte Mevlan Adili i cili ndali topin mbiu vijën fatale, duke kualifikuar kështu shkodranët për në gjysmëfinale.

VLLAZNIA-KORABI 1-0

16′ Kruja

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevksi, Krymi, Marku, Kruja (77′ Nija Vexhi), Imeri (77′ Jonuzi), Cise (88′ Kalaja), Dilaver (68′ Hoxhaj).

Trajner: Tomas Brdariç

KORABI: Mehidri, Kurti (82′ Dalia), Dida, Paplekaj, Muça, Joti (88′ Murrja), Mziu, Çutra, Topalli (55′ Ismailaj), Marku, Skuka.

Trajner: Agim Canaj.