Luis Suarez ka shënuar ndoshta njërin ndër golat më të mirë që mund të keni parë ndonjëherë. Sulmuesi uruguajan i Barcelonës ka realizuar në duel me Mallorca-n në fundin e pjesës së parë duke lënë të habitur të gjithë tifozët në “Camp Nou”, raporton Gazetasheshi.com.

Suarez shfrytëzoi në maksimum një pasim të De Jong brenda zonës dhe me thembër e goditi topin për ta përplasur më pas drejt rrjetës.

Aksion fantastik i blaugranasve që po shkojnë drejt fitores së radhës në La Liga.

Golin e Luis Suarez mund ta ndiqni më poshtë: