Disa prej titullareve te sezonit te kaluar, ata qe fituan Kupen e Shqiperise me te, po largohen nga Vllaznia. Ndodh keshtu vetem per pak leke me shume dhe kjo ne fakt ka krijuar pakenaqesi te medha ne Shkoder.

Ne krah te tifozeve ka dale ne fakt edhe nje emer shume i njohur, emblema e futbollit te femrave ne Shqiperi aktualisht, sulmuesja Megi Doçi.

Permes nje postimi ne “instastory” ajo i quan ata qe largohen “djem ka gjak e pa nder”. Ndalet tek ato qe para dy- tre muajsh benin sikur e kishin ne zemer Vllaznine, por tani e shiten per pak leke me shume.

Autorja e mbi 500 golave ne futbollin shqiptar, merr rastin e saj e cila ndonese jo nga Shkodra, prej 10 vitesh e perfaqeson me shume dinjitet kete fanelle, pa e nderruar kurre. Ne fund ka edhe nje thirrje per Gurishten e Krymin per te qene besnike ndaj kesaj Vllaznie. Ja postimi i saj:

“U bënë disa ditë që shoh shumë largime nga ekipi i Vllaznisë ku tashmë ekipi është në nivele mjaft të mira. Djem shkodranë, s’dua të prek të tjerë, ndjej keqardhja për ta pasi lënë një ekip si Vllaznia dhe largohen te Tirana apo Partizani.

Ndjesë gjithë tifozëve në Tiranë sepse s’kam asgjë me këto dy ekipe, por e kisha për këto djem ka gjak, pa nder. Ashtu bënin dy- tre muaj përpara sikur e kishin në zemër. Kjo është pabesi edhe ndaj tifozave që brohorasin për ju. Mendoj se largimi në një kampionat më të fortë dhe ne një ekip të madh ndoshta vlen.

Ka 10 vite që mbaj veshur këtë fanellë, edhe pse nga një qytet tjetër e ndjej krenari që jam pjesë e saj. Nder dhe krenari për muaj që kam luajtur në atë qytet. Shpresoj që Gurishta dhe Krymi të jenë besnikë të asaj Vllaznie…”./SHKODRA-SPORT.COM/