Pak minuta ne dispozicion dhe nga trajneri Brdariç dhe Mehdi Çoba ka treguar menjehere vlerat e tij.
Sulmuesi 20 vjeçar shkodran qe sezonin e kaluar ka qene pjese e FC Sabah ne Azerbajxhan, po mundohet çdo dite e me shume te binde stafin teknik dhe sapo i jepet mundesia, e ben ne menyren e duhur.
Keshtu veproi edhe sot. Ai eshte hedhur ne fushe ne minuten 72-te nga ana e stafit teknik dhe kater minuta me vone me nje gjuajtje te sakte me te majten, arriti ta dergonte topin ne rrjeten e portes elbasanase.
Ky ishte i pari gol zyrtar me fanellen e Vllaznise per kete futbollist dhe me siguri qe karriera e tij e metejshme do te rezervoje edhe shume te tjer.
Lojtari i kombetares U20 e ka te qarte se rivaliteti sivjet te Vllaznia eshte i madh dhe per kete arsye, po luan edhe me ekipin Vllaznia U21 nderkohe qe me ekipin e pare stervitet fort dhe sa here qe i jepet mundesia, tregon se golin e ka “mik”.
Ne klubin shkodran besojne ne aftesite e ketij lojtari dhe jo me kot ai eshte pjese e skuadres. Goli i sotem kuptohet qe eshte nje tregues pozitiv dhe shpresojme qe ai te pasohet edhe me te tjere ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/