Pas humbjes në debutimin e Ligës së Kampionëve në Anfield kundër Liverpool, Milani zhvendoset përsëri në kampionat ku nesër do të luajë super ndeshjen përballë Juventusit në Torino.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri Pioli ku ka dhënë lajmin e keq se Ibra dhe Giroud nuk do të jenë të gatshëm.

“Ibrahimovic do të donte të ishte Superman, por nuk mund të jetë. Ai nuk është përmirësuar aq sa duhet. Ne biseduam me njëri-tjetrin, por ai nuk do të jetë nesër, po ashtu edhe Giroud nuk do jetë gati për shkak të dhimbjeve të mesit,” tha Pioli.

Ndërkohë sulmi i “kuqezinjve” për ndeshjen e nesërme pritet të jetë, Rebic-Leao- Salemakers të cilët do të mbështeten nga Brahim Diaz.