Marin Abazaj është larguar zyrtarisht nga skuadra e Dinamos.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike lojtari me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” teksa ka zyrtarizuar këtë “divorc” me blutë e kryeqytetit:

“Dua t’iu informoj që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Dinamos. Falenderoj të gjithë shokët e ekipit, presidentin Ardian Bardhi, drejtuesit dhe tifozerinë e Dinamos për gjithçka.”, ishte postimi i lojtarit pogradecar.

Arsyeja e largimit nuk është thënë nga Abazaj, por me shumë mundësi është minutazhi i pakët që ka pasur te skuadra e Dinamos.