Pas Eraldo Dedës, edhe Uheid Hoxha është një nga futbollistët për të cilët është diskutuar ditët e fundit se do largohet nga Vllaznia.

Në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport”, ai pranon se është pranë largimit nga kuqeblutë, por lë ende një derë të hapur për të vijuar deri në fund të sezonit.

21-vjeçari u shpreh: “Të them të drejtën jam me 99% i larguar nga Vllaznia. Por nuk do të ndodhë në huazim. Nëse do ndodhë do jetë largim përfundimtar ose do vijoj deri në verë ku pastaj do jem një lojtar i lirë.

Kam vetëm 6 muaj kontratë të mbetur. Ndonjë ekip konkret se ku mund të vijoj sezonin ende nuk kam, por besoj se do jetë një skuadër shqiptare dhe pjesë e Superligës. Por gjithsesi të shohim”.
Endri ÇINARI