Viti 2021 ka qene nje tjeter vit i suksesshem per boksin shkodran. Vllaznia fiton titullin e 24-te kampion dhe po ashtu pati edhe disa arritje te tjera, por ne fakt ne kete fundviti, nuk ka patur asnje ceremoni per te nderuar me te miret.

Nisur nga kjo, drejtuesit e shoqates se boksit Vllaznia kane vendosur te organizojne nje koktej pikerisht ne ambjentet e palestres ku kane marre pjese jo vetem sportistet dhe trajneret aktuale, por edhe shume prej kampioneve ne vite.

Kryetrajneri i boksit shkodran dhe atij shqiptar, Zef Gjoni, është personazhi kryesor i këtij takimi, pasi ishte i pari që i mblodhi aso kohe të pas vitit 1990 grupin e djemve të pasionuar dhe të talentuar shkodran, të cilët shumë shpejt u bënë kampionët e Shqipërisë, madje bënë jehonë edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

Të pranishëm në këtë takim kanë qënë edhe vetë kampionët e parë të atyre viteve, si Sokol Buliqi, Rafael Dabërdaku, Besnik Gjetja, Artur Gavoçi, Besnik Limani. Per te vazhduar me te tjere si Jetmir Kuçi, Oltion Kraja, Nelson Hysa e per te perfunduar tek kampioni i fundit, Arjon Kajoshi.

Boksi shkodrane me kete veprim tregoi se eshte kampion jo vetem ne ring por edhe jashte tij. Gjesti i sotem, eshte treguesi me i mire i vazhdimesise se sukseseve prej gati tre dekadash./SHKODRA-SPORT.COM/