Juventusi arriti barazonte të shtunën pasdite me rezultatin 1-1 në “Allianz Stadium” ndaj Bolonjës në frymën e fundit falë golit të Dushan Vlahoviç në minutën e 90+5′.
Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, sulmuesi serb ka hyrë në historinë e Serisë A teksa ka shënuar golin e tij të 50 në elitën e futbollit italian në moshën 22 vjeç e 78 ditë.
Vetëm një lojtar i huaj ka arritur të bëjë më mirë se kjo moshë: Aleksandre Pato më 10 prill 2011, kur ishte 21 vjeç e 220 ditë.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit, 22-vjeçari është aktivizuar në Serinë A në 10 ndeshje nga ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar dhe një asist për shokët e skuadrës.
Ndërsa në total në Serinë A gjatë këtij sezoni duke përfshirë dhe paraqitjet me Fiorentinën, serbi është aktivizuar në total në 31 ndeshje, duke e tundur rrjetën 23 herë dhe duke dhënë 3 asist.