Kukësi ka marrë sot një fitore bindëse 3-1 përballë Tiranës në kryeqytet, duke u konfirmuar si rivali kryesor i Partizanit në këtë sezon, skuadra e Duros ka triumfuar falë një përmbysje të shkëlqyer në pjesën e dytë ku nxori në pah të gjitha gabimet e bardhebluve dhe tani e sheh veten vetëm një pikë pas Partizanit të vendit të parë.
Tirana gjeti avantazhin me Hasanin shumë shpejt në pjesën e parë, ndërsa mbërriti jo pa vështirësi të mbante larg portës së vet verilindorët në fraksionin parë të lojës.
Por në të dytën, për Tiranën ishte e vështirë që të mbante ritmin e kundërshtarëve, të cilët barazuan me penalltinë e Shkurtajt e më pas brenda pak minutash bënë diferencën me aftësitë e Gavazajt e Abazajt, për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.
Kësisoj, Kukësi shkon i qetë drejt duelit të radhës, ndërsa Tirana duket në kaos para derbit ndaj Partizanit, nga i cili rrezikon të dalë si një skuadër në zonën e mbijetesës.
Tirana-Kukësi 1-3
10′ Hasani / 65′ (p) Shkurtaj, 75′ Gavazaj, 80′ Abazaj
Tirana: Lika, Muça, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Halili (83′ Kale), Batha, Hasani (46′ Çejku), Kobinah (24′ Torasa), Ngo
Trajner: Julian Ahmataj
Kukësi: Xhika, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Maliqi, Musolli, Rroca, Gavazaj (78′ Lulaj), Abazaj (82′ Daku), Shkurtaj (70′ Et’hemi)
Trajner: Shpëtim Duro
KV: Hasani, Batha, Çejku, Hoxhallari, Kale / Gavazaj, Teqja. Rroca
Gjyqtar: Enea Jorgji