✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Fjala “gol” ka qenë sinonim për ekipin e Vllaznisë këtë sezon, ku shkodranët kanë shënuar më shumë se cilido tjetër ekip në Superiore deri më tani. Ekipi i drejtuar nga Martini ka gjetur 17 herë rrugën e rrjetës , duke pasur kështu sulmin më të mirë. Me 9 herë kampionët e vendit që ndiqen nga Elbasani përsa i përket golave të shënuar, teksa verdheblutë kanë shënuar 12 gola në 10 javë kampionat. Por, ajo që bën përshtypje tek Vllaznia është edhe shpërndarja e golave.

Në barazimin e fundit 2-2 kundër Egnatias, gjeti golin e parë këtë sezon edhe të parin absolut me fanellën kuqeblu edhe Sherif Kallaku. Me fantazistin i cili u “zhbllokua” falë një “perle” nga distanca. Duke shënuar në mënyrë spektakolare golin e tij të parë me skuadrën shkodrane. Dhe me gjetjen e rrugës së rrjetës nga ana e Kallakut, tashmë shkon në 10-të numri i futbollistëve që kanë gjetur golin deri më tani tek Vllaznia në këtë kampionat.

Kështu golashënuesi më i mirë i ekipit dhe kampionatit është Balaj, me 6 gola të shënuar. I cili çuditërisht ndiqet nga Jago i cili ka shënuar 2 herë deri më tani në Superiore. Teksa kanë gjetur golin në kampionat edhe Gurishta, Bajrami, Hakaj, Murataj, Mala, Kastrati, Bismark dhe së fundmi edhe Kallaku.

Pra, 10 futbollistë që kanë shënuar pë Vllazninë, duke formuar thuajse një formacion me lojtarë që kanë gjetur golin deri më tani në kampionat. E duke treguar qartazi ae tek 9 herë kampionët e vendit çdo kush është i aftë për të shënuar dhe se pika më e fortë e skuadrës ngelet goli, pavarësisht lojtarit që dërgon topin në rrjetë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”