Nga Endri ÇINARI
Viti 2023 u mbyll me një fitore spektakolare të Vllaznisë kundër Skënderbeut. Shkodranët triumfuan në shifrat e thella 5-0, duke treguar dominim total ndaj korçarëve. Dhe në këtë mënyrë duke i bërë mbylljen më të bukur vitit. Ku edhe ndeshja e fundit u luajt përpara tifozëve shkodranë në “Loro Boriçi”.
Protagonist absolut i duelir ndaj juglindorëve ishte Ildi Gruda. Ku sulmuesi i krahut shënoi tripletë, e para në karrierën e numërit 7-të. Por një futbollist që gjeti golin ishte edhe Bekim Balaj.
32-vjeçari shënoi golin për shifrat momentale 3-0, që në fund do ishin akoma më të thella. Por ky gol e katapultoi shtatlartin në krye të tabelës së golashënuesve.
Tashmë në kuotën e 11 golave dhe me Hasanin e larguar drejt Rumanisë, ish-sulmuesi i Rijekas është pretendenti kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë”. Trofe që i jepet shënuesit më të mirë në fundin e edicionit 2023-24 në Superiore. Rëndësia e golave tek Balaj nuk është vetëm individuale, por thelbësore edhe në statistikat e Vllaznisë.
Mund të thuhet me plot gojën se Balaj është gjysma e Vllaznisë. Kjo pasi nga 23 golat që kanë shënuar kuqeblutë pas 18 javëve të para, 11 mbajnë firmën e sulmuesit. Pra thuajse gjysma e rrjetave të skuadrës. Një statistikë që me patjetër Balaj do kërkojë ta përmirësojë dhe pasurojë me rivijimin e kampionatit në muajin janar.