Donny Van de Beek është një nga talentet e shumta të Ajaxit, që po udhëheqin skuadrën holandeze drejt sukseseve, teksa me golin kundër Tottenhamit, ka zgjuar interesin e shumë klubeve.
Së fundi në garë është futur edhe PSG, pasi sipas mediave franceze, sheikët janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për fantazistin holandez, shifër kjo që nuk mund të refuzohet nga Ajaxi.
Për Van de Beek kanë shfaqur interes edhe klubet italiane si Interi, Milani dhe Napoli, por menaxheri i tij tha se për momentin fantazisti është i përqendruar të mbyllë sa më mirë sezonin.
Ajax po paraqitet si nje skuader e shkelqyer ne edicionin e sivjetem te Uefa Champions League, megjithate problemi i vetem per drejtuesit eshte se per sezonin e ardhshem kjo skuader do kete shume largime. Disa prej titullareve te saj jane vene ne shenjester te ekipeve te tjera dhe me siguri qe do t’i marrin.
Ne fakt, klubi hollandez prej vitesh keshtu ka funksionuar. Ai ka rritur lojtare te cilet me pas i ka shitur duke mbushur arken, por pa arritur dot te qendroje gjate ne majen e futbollit europian.