Vllaznia U12 ka marrë një tjetër fitore në turneun që po zhvillohet në Selanik të Greqisë. Edhe në takimin e dytë të zhvilluar, ajo ka arritur të triumfojë ndaj kundërshtarit, pikërisht ndaj vendasve të “Aternon Selanik” me rezultatin 4-2.

Protagonisti kryesor i këtij suksesi për ekipin shkodran qw drejtohet nga trajneri Altin Xhahysa, ka qenë futbollisti Riad Fangaj që ka shënuar tre gola në këtë ndeshje. Ndërkohë golin e katërt e ka shënuar Sabion Bizi, i cili ashtu si dhe në ndeshjen e parë, shënon edhe në të dytën duke shfaqur më së miri vlerat e tij.

Nga ana tjetër, Vllaznia U14 e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani, ka barazuar 2-2 në takimin e rradhës. Sipas informacioneve të sjella nga drejtori i Akademisë Alban Neziri, golat për kuqeblutë janë shënuar nga futbollistët Klajti Halili dhe Nebi Qokthi.

Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta në grup, të dy ekipet e Akademisë Vllaznia janë në garë për të vijuar më tej rrugëtimin e tyre në këtë turne ku po marrin pjesë shumë ekipe të njohura të vendeve të ndryshme të Rajonit.
© shkodrasport.com