Friday, February 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGoli në minutën e 92-të i jep fitoren Egnatias ndaj Dinamos

Goli në minutën e 92-të i jep fitoren Egnatias ndaj Dinamos

Një gol në minutën e 92-të i ka dhënë fitoren Egnatias në sfidën ndaj Dinamos, e luajtur mbrëmjen e sotme në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës. Vendasit në këtë mënyre marrin tre pikë me vlerë dhe i afrohen edhe më shumë Vllaznisë, duke shpresuar në ndonjë hap të gabuar të saj nesër në Ballsh.

Nga ana tjetër vijon të thellohet edhe më shumë kriza e Dinamos e cila e sheh veten tashmë të rrezikuar seriozisht edhe për vendin e katërt dhe “Final 4”.

Të dy ekipet kanë patur rastet e tyre, megjithatë duhej të vinte shtesa kur rrogozhinasit do të shfrytëzonin një gabim të mbrojtjes dinamovite dhe Rrodrigues shumë pranë portës do ta dërgonte topin në rrjetë.

EGNATIA-DINAMO 1-0
90’+2′ Rodrigues

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments