Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka gjetur fitoren e pare ne kampionat. Ate e ka arritur mesditen e sotme pas perballjes qe ka patur me ekipin e Skenderbeut ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke fituar me rezultatin e paster 3-0.

Por pavaresisht ketij rezultati duhet thene se ka qene nje takim me shume rivalitet ne te tre setet e tij. Ne te parin eshte Vllaznia qe fiton 25-23. I dyti ka edhe me shume konkurrence dhe madje do te shkonte edhe ne shtese, por ne fund fiton serish ekipi vendas me rezultatin 28-26.

Fitorja e ketyre dy setete, do ia lehtesonte disi punen ne te tretin qe fitohet serish prej tij, kete here ne shifrat 25-22 dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e Vllaznise ne shifrat 3-0.

Pikeshenuesi me i mire i saj ne kete ndeshje si gjithnje ka qene kapiteni Nikolin Qafarena i cili ka shenuar plot 19 pike kete here e pas tij vijne Endri Jukni me 14 pike dhe Gilman Talani me 13 pike.

Nderkohe ne formacionin korçar siç kemi bere te ditur tashme, jane edhe tre volejbollistet shkodrane Gledis Lloshi, Tuad Drinazi dhe Klaudio Preka, qe kane bere nje paraqitje shume te mire ne kete ndeshje duke qene nje pike e forte e kesaj skuadre. Drinazi ka shenuar 12 pike ne kete ndeshje, ndersa Preka ka shenuar 11 pike. Me shume se ata te dy ka shenuar vetem Kamenica 14 pike./SHKODRA-SPORT.COM/