Erling Haaland ka “pushtuar” futbollin anglez dhe atë botëror me golat e tij që vijnë me thasë. Fillimi i këtij sezoni ka sjellë numra të frikshëm për norvegjezin. Sulmuesi i Manchester City ka shënuar 19 gola në 11 ndeshje këtë sezon. Ai udhëheq renditjen e golashënuesve si në Premier League ashhtu edhe në Champions League.

Për City-n ai është një hero por për kundërshtarët ai është një makth të vërtetë. Një peticion i ndërmarrë së fundmi ka befasuar shtypin anglez teksa janë mbledhur plot 1.8 milionë firma për largimin e Haaland nga Anglia.

Sipas ligjit, nëse në një peticion mblidhen më shumë se 100 mijë firma atëherë çështja do të diskutohet në parlament. Në këtë mënyrë, seanca e rradhës parlamentare në Angli do të ketë temë diskutimi edhe “pushtuesin” e Anlgisë.

Kjo ne fakt eshte diçka qesharake sepse kemi te bejme me nje futbollist qe po shkelqen ne fushen e lojes dhe nuk ka pse kundershtaret apo tifozet e tyre te lendohen nga kjo gje dhe te kerkojne largimin e tij nga Anglia.