Lokomotiva e Zagrebit ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Sibenikut.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 68 të takimit.

Indrit Tuçi hyri nga stoli në minutën e 64-t dhe i mjaftuan vetëm 4 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.

Por goli i tij nuk u përkthye me 3 pikë në fund të 90 minutave.

Sibeniku barazon në limitet e ndeshjes. Salomon shënon në minutën e parë të shtesës dhe i dërgon shifrat në 1-1.