Vitet ecin por koha për Evangelina Anderson ka ndaluar para dhjetë vitesh që kur ka njohur Martin Demichelis. Modelja dhe mesfushori argjentinas janë prindër të tre fëmijëve, Emma, Bastian dhe Lola. Çifti jeton më i lumtur se kurrë ndërsa kanë festuar përvjetorin në Dubai, ku familja kaloi edhe Krishtlindjen. Ata janë martuar që në 2015-ën dhe vazhdojnë të jenë po aq të dashuruar sa nuk hezitojnë që ta shprehin edhe përmes postimeve me puthje në rrjetet sociale.

Nga destinacioni ekzotik dhe luksoz, ish-modelja e “PlayBoy” ndau një fotografi në profilin e saj në “Instagram” teksa i kushtoi një dedikim të veçantë burri të saj.

” Kjo është fotoja jonë e parë së bashku. 10 vite më parë, që do të thotë është fillimi i bukur i diçkaje, intensive dhe të vërtetë.  Ky djalë nuk u bë vetëm burri im, por shoku im më i mirë, besnik, dashuria ime e përjetshme dhe babai i fëmijëve të mi, ai që më shikon më së miri, që më përqafon më mirë. Dashuria dhe respekti gjithmonë janë të pranishëm. Të dua të paktën, në 10 jetë të tjera … “- shkroi Evangelina.EDS