Mbrëmjen e sotme do të nisë në Ulqin turneu ndërkombëtar i futsallës për salla të mbyllura. Në këtë edicion të sivjetëm do të marrë pjesë edhe ekipi i Vllaznisë. Në orën 19.30 do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së këtij turneu. Turneu do te zgjase deri me date 23 janar. Në këtë ceremoni përveç drejtuesve të Federatës malazeze të futbollit është ftuar të marrë pjesë edhe ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare Hysen Zmijani i cili madje do të ketë nderin ta hapë atë.

Ekipi shkodran që drejtohet nga trajnerët Bujar Veluaj dhe Gazmir Jahiqi dhe me president Xhevdet Amuli, ka në përbërje të tij këto sportistë: Kapiten Erion Mandi e me rradhë të tjerët, Besford Gjoklaj, Seadet Myftia, Taulant Nikshiqi, Ardit Mesi, Redi Lopçi, Andis Fishta, Ezmerald Osmani, Denis Dyca dhe Ermir Lera. Ndeshjen e parë Vllaznia futsall do të ketë sonte ndaj ekipit të Krajës. Ky konsiderohet një turne shumë i fortë me pjesmarrjen e 24 ekipeve dhe padyshim që kuqeblutë do të tentojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në të paçka se niveli i kundërshtarëve është shumë i lartë.
© shkodrasport.com