Një nga futbollistët më të njohur që ka dalë nga kombëtarja e Ganës, është mesfushori Mikael Esien. Vetë karriera e këtij futbollisti, flet për një eksperiencë të madhe në fushën e lojës brenda pak vitesh. Esien ka luajtur për ekipe të njohura europiane, duke mbajtur veshur edhe fanellën e Real Madridit apo Çelsit. Mesfushori tashmë luan në Indonezi, por në Ganë vazhdon të jetë shumë figurë popullore për tifozët.

Në shenjë nderimi për karrierën e tij, një skulptor ganez ka vendosur të bëjë një statujë për të. Por rezultati i arritur, nuk ishte ai i duhuri. Paraqitja e Esienit në fizik është parë në mënyrë qesharake nga mediat, teksa nuk kanë munguar krahasimet dhe me statujën e dështuar të Kristiano Ronaldos, vetëm pak kohë më parë. /vipsport/