Thursday, April 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern ia hedh paq, do të luajë në “Allianz Arena-n” e mbushur...

Bayern ia hedh paq, do të luajë në “Allianz Arena-n” e mbushur plot ndaj PSG-së. Gjobë 90.000 euro për bavarezët

Bayern Munich ka shmangur një ndëshkim të rëndë nga UEFA pas incidenteve kundër Real Madridit, por ia hedh me një gjobë të konsiderueshme prej 90.000 eurosh.

Frika e madhe e klubit bavarez ishte për një mbyllje të pjesshme të stadiumit “Allianz Arena” për sfidën gjysmëfinale ndaj PSG-së, pas asaj që ndodhi në sfidën e fundit ndaj Real Madridit.

Menjëherë pas ndeshjes çerekfinale, UEFA lëshoi 4 akuza për Bayern, për “ndërprerje nga tifozët”, “bllokimit të shtigjeve publike”, “hedhjes së objekteve” dhe “transmetimit të një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive (banderolë anti-UEFA)”.

Për të katra këto akuza, Bayern është dënuar me një gjobë që shkon në 90.000 euro në total./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments