Saturday, May 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFutsall / Vllaznia sfidon Flamurtarin për finalen, apel për mbështetjen e tifozëve

Futsall / Vllaznia sfidon Flamurtarin për finalen, apel për mbështetjen e tifozëve

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia futsall do të luajë të dielën gjysmëfinalen e “Final Four” përballë Flamurtarit në një duel që premton spektakël dhe rivalitet deri në fund. Dy skuadrat janë përballur dy herë gjatë kampionatit të rregullt, me shkodranët që kanë triumfuar si në Vlorë ashtu edhe në Shkodër me rezultatin identik 5-4.

Për të siguruar fitoren që do t’i çonte në finalen e madhe dhe një hap larg titullit kampion, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili dhe drejtori sportiv Arben Xhaferi bëjnë thirrje për mbështetjen e tifozëve shkodranë.

Sfida do të luhet në pallatin e sportit “Feti Borova”, duke nisur nga ora 17:00. Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, tifozët kuqeblu do të kenë mundësinë të zhvendosen vetëm pak metra më larg, në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur edhe sfidën tjetër shumë të rëndësishme të “Final 4” në Superiore.

Atë në mes Vllaznisë dhe Elbasanit, e cila nis në orën 19:00. Një pasdite e gjitha kuqeblu në kryeqytet, me dy ndeshje vendimtare për objektivat e sezonit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments