Nazmi Gripshi është zyrtarisht pjesë e klubit kosovar të Ballkanit. Talenti durrsak është veshur portokalli, pas negociatave të gjata me klubi e Skënderbeut, duke firmosur për 2 vitet e ardhshme. Ne fakt, ne adrese te tij pati disa oferta, nder te cilat edhe ate te Vllaznise, por ai ka zgjedhur te shkoje ne Kosove.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Nazmi Gripshi vishet portokall,

Pas negociatave të gjata ndërmjetë KF Skënderbeu-t nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi.

Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkani-t për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi.

“Jam i lumtur qe u bëra pjesë e klubit të FC Ballkani, falenderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm.

Kurse tani shfletojmë një faqe te re, ku falenderoj z.Arsim Kabashi për vlerësimin dhe dëshiren e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkani-t ”.

Përfundoi Gripshi.

Mirësevjen Gripshi

Na priftë e mbara