Përveç ekipit U-17, edhe ai U-19 i Akademisë Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj ekipit të Tiranës. Madje edhe më thellë, 4-1. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi”. Dy golat e shënuar nga Ildi Gruda, janë pasuar me dy të tjerë nga Egzon Shimaj me 11-metërsh dhe Brendon Smajli dhe kësisoj kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani arrijnë një fitore me mjaft vlerë ndaj bardhebluve të drejtuar nga Sokol Bulku.

Ndeshja është zgjidhur shpejt. Pjesa e parë është mbyllur 3-0 dhe kaq ka mjaftuar që fati i ndeshjes të zgjidhej që në 45 minutat e para. Me këtë fitore, ekipi Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 10 pikëve duke u barazuar në renditje me Tiranën. Padyshim që me kontigjentin që ka ky ekip, ai është një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion edhe këtë sezon.

© shkodrasport.com