Nëse deri para një viti në çdo grumbullim të kësaj kombëtareje ka patur futbollistë shkodranë, nuk ka ndodhur kështu këtë herë. Në grumbullimin e fundit të Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, pikërisht në listën e publikuar nga ana e trajnerit Skënder Gega, nuk ka asnjë futbollist të Vllaznisë. Shumica nga lojtarët e grumbulluar luajnë jashtë vendit por ka edhe nga kampionati shqiptar, madje edhe nga ekipe të kategorisë së parë si nga Partizani ashtu edhe nga Dinamo. Nga Vllaznia jo kur fare mirë pjesë e kësaj kombëtareje mund të ishte edhe Bardulla dhe Kruja, dy nga zbulimit e kuqebluve në sezonin që sapo u mbyll. Kuptohet duke lënë brenda edhe mosdashamirësinë e trajnerit Gega, lista e fundit është një sinjal për futbollistët e rinj shkodranë për t’u përmirësuar edhe më tepër në mënyrë që të jenë e kësaj kombëtareje apo dhe ekipeve të grupmoshave të tjera. Ja lista e kombëtares U-21 e publikuar së fundi:

Portierë:
Orestis Menka (20) – Doxa Dramas (Greqi)
Tomas Strakosha (18) – Lazio Rom (Itali)
Mbrojtës:
Valentin Gjokaj (19) – Derby County (Angli)
Harallamb Qaqi (19) – Varese Primavera (Itali )
Elvis Prenci (19) – FK Partizani
Shpend Matoshi (21) – FC Chiasso (Zvicër)
Amir Rrahmani (19) – KF Drenica
Jurgen Vogli (19) – Shkumbini Peqin
Bruno Dita (20) – KS Besa Kavajë
Eni Imami (20) – Dinamo Tirana
Mesfushorë:
Imran Bunjaku (20) – Grasshopper Club (Zvicër )
Alfred Deliallisi (20) – Teuta Durres
Klodian Gjino (19) – Olympiacos Piraeus (Greqi)
Idriz Batha (21) – KS Besa Kavajë
Gjelbrim Taipi (20) – FK Shkëndija (Maqedoni)
Dorian Kërciku (19) – KF Skënderbeu Korçë
Herolind Shala (21) – Odd Grenland (Norvegji)
Emiliano Musta (21) – Shkumbini Peqin
Gers Delia (20) – FC Bassecourt (Zvicër)
Sulmues:
Fabio Hoxha (20) – AS Novazzano (Itali)
Haxhi Neziraj (20) – FC Luzern II (Zvicër)
Valon Ahmedi (18) – FC Südtirol (Austri)
Vasil Shkurtaj (21) – CD Tondela (Portugali)