Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGrumbullohet kombëtarja U20, ndër 18 lojtarët e thirrur, gjashtë janë shkodranë

Grumbullohet kombëtarja U20, ndër 18 lojtarët e thirrur, gjashtë janë shkodranë

Kombëtarja e Shqipërisë U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku është grumbulluar për një stejxh stërvitor tre ditor në kompleksin “Tropikal”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Biturku kanë filluar ditën e sotme seancat stërvitore dhe do ta mbyllin këtë fazë përgatitore në datën 30 janar. Sipas planifikimit që trajneri ka bërë sëbashku me Sektorin e Ekipeve Kombëtare do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me skuadrën B të Partizanit, ditën e mërkurë ora 11:00 në ambjentet e kompleksit “Tropikal”.

Ne listen prej 18 lojtaresh te grumbulluar, bejne pjese edhe 6 futbolliste shkodrane. 4 prej tyre i perkasin Akademise Vllaznia dhe pikerisht portieri Kristi Qarri, mbrojtesit Elmir Lekaj e Serjan Repaj si dhe mesfushori Uhejd Hoxha.

Nderkohe dy te tjeret jane pjese e “Albanian Ajax School” dhe pikerisht mesfushori Arber Daija dhe sulmuesi Mehdi Çoba

Më poshtë do të njiheni me listën e futbollistëve të grumbulluar:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments