Pas kater amerikaneve qe jane bere pjese e Vllaznise se basketbollit, nga sot skuadres i eshte shtuar edhe nje serb. Behet fjale per Pavle Cvetinoviç, lojtari shtatelarte i cili ka 3-4 dite qe ka ardhur ne Shkoder dhe duket se ka bindur per vlerat e tij.

Per kete arsye, pasditen e sotme presidenti Xhaferi ka firmosur kontraten me te dhe nga ndeshja e ardhshme do te jete ne dispozicion te trajnerit Plantak.

Blerja e nje lojtari te tille konsiderohej e nevojshme sepse Vllaznia ka nevoje per basketbolliste shtatelarte. Kete e tregoi edhe ndeshja e djeshme ndaj Teutes, ku u vu re se kuqeblute e kishin te veshtire te bllokonin lojtare si Copes e Hysenagoli.

Cvetinoviç luan ne pozicionin 5, ate te qendres, dhe me siguri do te jete blerja e fundit e Vllaznise ne merkaton e janarit. Drejtuesit kane shpenzuar jo pak per ta forcuar skuadren dhe kete e tregon marrja e nje formacioni te tere.

Ja njoftimi i shoqates se basketbollit Vllaznia ne lidhje me firmen e ketij basketbollisti:

“Basketbollisti Pavle Cvetinoviç është lojtari më i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj.
Cvetinoviç është një basketbollist 22-vjeçar dhe vjen nga Serbia. Është një basketbollist i gjatë, 2.15 cm. Kësisoj shkon në 5 numri i lojtarëve të huaj të afruar pranë Vllaznisë me presidencën e re: Malik Carter, Javis Howard, Christian Bradford, Leo John Svete dhe Pavle Cvetinoviç.