Pas eliminimit të rëndë nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar me tone të forta ndaj kritikave që kanë shpërthyer pas disfatës.
Tekniku spanjoll pranoi se presioni është i madh dhe se pas çdo humbjeje ka zëra për largimin e tij, duke deklaruar hapur: “Të gjithë duan të më shkarkojnë, por unë do të qëndroj”.
Guardiola mbrojti punën e tij dhe të ekipit, duke nënvizuar se pavarësisht eliminimit, projekti i Cityt vazhdon dhe ai mbetet i përkushtuar ndaj klubit.
Ai shtoi se kritikat janë pjesë e futbollit në nivele të larta, por nuk do të ndikojnë në vendimin e tij për të vazhduar në krye të skuadrës.


