Futbollisti më i spikatur në fushën e lojës për ndeshjen e Vllaznisë kundër Kukësit, ishte Sindrit Guri. Në një intervistë për “Supersport”, sulmuesi ka komentuar ndeshjen në Shkodër, ndërsa shprehet se mund të largohet në fundin e sezonit jashtë Shqipërisë. “Unë ndihem mirë si sulmues qendre, pasi ai është pozicioni im natyral. 5 golat e shënuar nuk janë mjaftueshëm për një ekip si Kukësi, por shpresojë se do të përmirësohemi akoma më shumë.

Dikur kam shënuar me fanellën e Vllaznisë në një moshë të re. Tashmë i gëzohem golit me Kukësin, pasi na duheshin këto pikë. Më vjen keq për gjendjen e Vllaznisë por nuk mund të them diçka më tepër. Nuk ka pasur shumë ndryshime nga ekipi i mëparshëm. Arsyeja e suksesit me Pakult është harmonia që ka sjellë në grup. Në stërvitje trajneri është shumë i rreptë, por ndryshon shumë jashtë saj, pasi është miqësorë me të gjithë ne.

Europa është dëshirë për çdo lojtar. Në fundin e këtij sezoni kërkojë edhe unë një largim jashtë Shqipërisë”, është shprehur Guri./vipsport/